Haxhiu: Paraja e keqpërdorur duhet të konfiskohet

15.04.2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi, ka thënë se paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet pasi që ajo i përket qyetarëve. Ministrja Haxhiu ka thënë se pasuria e keqpërdorur që do të konfiskohet është e qytetarëve dhe jo e individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndiqen kurrë për veprimet korruptime. […]

Haxhiu: Paraja e keqpërdorur duhet të konfiskohet Foto: Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi, ka thënë se paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet pasi që ajo i përket qyetarëve.

Ministrja Haxhiu ka thënë se pasuria e keqpërdorur që do të konfiskohet është e qytetarëve dhe jo e individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndiqen kurrë për veprimet korruptime.

“Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive“, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Po ashtu ajo ka ftuar për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë edhe ata që kritikuan projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Postimi i plotë:

Ndër zotimet e para që kemi bërë para zgjedhjeve ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Për këtë dhe për zotimet tjera kemi marrë mbështetje të madhe qytetare prandaj edhe do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona.

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira.

Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive!