Ministrja Nagavci ka thënë se se ka menduar ndonjëherë tërheqjen nga testimi ndërkombëtar PISA, edhe përkundër asaj që e pranon se pandemia ka bërë ndikimin e saj edhe në cilësim të arsimit.

Test PISA vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë si dhe shkencë.

Ajo, ka folur edhe për paralajmërimet e SBASHK-ut për mbajtjen e grevave nëse nuk miratohet Ligji i pagave.

“Është e qëndrueshme dhe e drejtë kërkesa që përfundimisht në Republikën e Kosovës të kemi një Ligj të pagave i cili i rregullon dhe i adreson pabarazitë që ekzistojnë në mes të kategorive të ndryshme që punojnë në sektorin e publik.

Por, nuk ka vend për greva e aq më pak për shantazhe e për kërcënime, sepse tashmë është duke u punuar në këtë projektligj dhe besoj që në pranverë do të kemi draftin e parë të projektligjit”, shprehet Nagavci për KosovaPress.

Nagavci theksoi nevojën që ky ligj të ofrojë barazi ku për punë të njëjtë ofrohet pagë e njëjtë.