Ministrja e Arsimit për tekstet mësimore: Janë dërguar sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit
Gjatë këtij raportimi në këtë komision, ministrja Nagavci u është përgjigjur edhe kritikave të deputetëve që janë pjesë e këtij komisioni, kritika këto që kanë të bëjnë me shpërndarjen e teksteve mësimore, ku ajo ka thënë se janë dërguar sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA)-të. Ministrja e Arsimit ka shtuar se tekstet mësimor […]
Gjatë këtij raportimi në këtë komision, ministrja Nagavci u është përgjigjur edhe kritikave të deputetëve që janë pjesë e këtij komisioni, kritika këto që kanë të bëjnë me shpërndarjen e teksteve mësimore, ku ajo ka thënë se janë dërguar sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA)-të.
Ministrja e Arsimit ka shtuar se tekstet mësimor janë dërguar në plotëni sipas kërkesave të DKA-ve, siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi dhe se sipas saj përtej kësaj një hap i mirë është se për herë të parë janë ofruar edhe tekstet e përkthyera për komunitetet jo shumicë, pra në gjuhën boshnjake dhe turke.
“Në plotëni janë dërguar tekstet mësimore sipas kërkesave të DKA-ve, siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi dhe përtej kësaj një hap i mirë është se për herë të parë janë ofruar edhe tekstet e përkthyera për komunitetet jo shumicë në gjuhën boshnjake dhe turke”, tha Nagavci.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka adresuar kritika sa i përket vonesës së pajisjes së nxënësve me tekste shkollore dhe që ministria nuk ka ofruar tekste shkollore për të gjitha klasat, teksa ka deklaruar se MASHTI ka dhënë tender një burimor për tekste.
“Një gjë është evidente, librat janë vonuar shumë dhe që nxënësit kanë mbetur pa tekste shkollore, tash a janë çështje të kompanisë në fjalë tenderëve një burimor, këtu besoj që do t’i diskutojmë në takime të tjera. Por, se ka pasur vonesa shumë nxënës kanë mbetur me fillimin e vitit shkollor pa i pasur tekstet e tyre shkollore”, tha ajo.