Nagavci tha se pandemia u ka shkaktuar shumë vështirësi dhe ka e goditur rëndë arsimin. Ajo falënderoi mësimdhënësit për rikthimin e nxënësve në shkolla.
Sa i përket riorganizimit të shkollave Nagavci tha së është në plan për vitin e ardhshëm që të punohen për vendosjen e standardeve për të gjitha komunat.
Për strategjinë për arsimin për vitin 2020-2026 Nagavci tha është pothuajse në përfundim, duke shtuar se këtë vit janë ndarë bursa si asnjëherë më parë.
“Si asnjëherë më parë këtë vit kemi nda bursa dhe mbështetje financiare për studentet për nxënësit për të gjitha nivelet. Kemi ofruar mbështetje financiare për studentet vajza, gra”, raporton EO.
“Në nivelin bachelor i kemi përfituese 812 studente në vlerë prej 1 000 eurosh. Janë ndarë 1 799 bursa për studentet elitar që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë me një vlerë prej 700 euro për secilin nga studentët”.
“… janë ndarë 500 bursa për shkollat e mesme rom, ashkali dhe egjiptiane. Dhe poashtu edhe për studentët që janë pranuar në top universitetet më të mira botërore. bursa edhe për studentët në nivelin e doktoratës”.