Ministrja e Arsimit: Nuk e tolerojmë abuzimin me fëmijët në institucionet arsimore

30.12.2021

Po ashtu, ajo ka theksuar se prioritet i kësaj ministrie është edhe parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve në shkolla. Ministrja Nagavci ka shtuar se sa i përket kësaj janë duke punuar në këtë drejtim. “Sa i përket çështjes së kodit etik, janë disa raste me të cilat jemi marrë si raste individuale, referuar edhe rastet […]

Ministrja e Arsimit: Nuk e tolerojmë abuzimin me fëmijët në institucionet arsimore Foto: Ilustrim

Po ashtu, ajo ka theksuar se prioritet i kësaj ministrie është edhe parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve në shkolla.

Ministrja Nagavci ka shtuar se sa i përket kësaj janë duke punuar në këtë drejtim.

“Sa i përket çështjes së kodit etik, janë disa raste me të cilat jemi marrë si raste individuale, referuar edhe rastet për ngacmime apo për dhunën që ka ndodhur ndaj fëmijëve, dhe kjo është një nga prioritetet tona, nuk do të tolerohet asnjë rast kur dikush abuzon me fëmijët në institucionet tona edukativo-arsimore.

Në këtë drejtim do të punohet, ndonëse legjislacioni nuk është se nuk është i përcaktuar në këtë lëmi, por shumë herë ka pasur ngecje në implementimin e tij ose fshehje të rasteve të cilat deri në momentin kur janë bërë publik nga persona të ndryshëm të përfshirë në punë, në shkolla, janë munduar të mbahen si sekrete”, ka thënë Nagavci.