Ministrja e Arsimit: Deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

20.08.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Ditë më parë është thënë se fillimi i vitit të ri shkollor, varet edhe nga vaksinimi i stafit arsimor. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, […]

Ministrja e Arsimit: Deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ditë më parë është thënë se fillimi i vitit të ri shkollor, varet edhe nga vaksinimi i stafit arsimor.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55 mijë e 94.

“Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHP-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878”, ka shkruar ministrja Nagavci në një postim në Facebook.

Ajo ka theksuar se bazaur në të dhënat, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar.

“Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar. Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen”.

Po ashtu ajo ka shtuar se Kosova është e gatshme për një fillim të vitit të ri shkollor si dhe atij akademik, por po synohen që ky proces mësimor të fillojë me prezencë fizike.

Shkrimi i plotë i ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci:

Të nderuar, mësimdhënës, drejtor shkollash e staf tjetër i institucioneve edukativo-arsimore, të dashur studentë.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHP-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878.

Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar.

Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen.

Ne jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike.

Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni.

Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!