Ministria e Tregtisë: Nuk do të ketë nevojë për mbylljen e pompave të derivateve

10.06.2022

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës së fundmi ka mbajtur një mbledhje, ku kanë vendosur që t’u drejtohen Qeverisë së Kosovës me një letër me të cilën kanë kërkuar shqyrtimin e disa kërkesave të tyre, e nëse ato nuk mirren parasysh nga ana e ekzekutivit, nga SHNK kanë thënë se do të marrin masa deri në […]

Ministria e Tregtisë: Nuk do të ketë nevojë për mbylljen e pompave të derivateve Foto: Ilustrim

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës së fundmi ka mbajtur një mbledhje, ku kanë vendosur që t’u drejtohen Qeverisë së Kosovës me një letër me të cilën kanë kërkuar shqyrtimin e disa kërkesave të tyre, e nëse ato nuk mirren parasysh nga ana e ekzekutivit, nga SHNK kanë thënë se do të marrin masa deri në mbylljen e pompave.

E lidhur me këtë “kërcënim” nga naftëtarët, ka folur edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku kanë theksuar se nuk do të jetë nevoja për mbyllje të pompave të derivateve.

Kjo pasi që, sipas tyre në ligjin e ri të naftës do të përfshihen po ashtu edhe nevojat për operimin e bizneseve.

Gjithashtu, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se së shpejti do të miratohet akti nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës si dhe masa të tjera mbrojtëse, pasi që janë në përmbyllje të konsultimeve.

“Jemi në përmbyllje të konsultimeve. Do të miratohet akti për mënyrën e rregullimin e çmimeve të naftës. Paralelisht vendosim për rregullimin e çmimeve”, kanë thënë nga ky dikaster për Telegrafin.

“Nuk do të ketë nevojë të mbyllen pompat e derivateve, sepse do të marrim parasysh nevojat për operimin e bizneseve. Gjithsesi naftëtarët duhet të veprojnë sipas ligjit”.