Ministria e Shëndetësisë tregon se cilat kategori janë në proces të vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë tregon se cilat kategori janë në proces të vaksinimit
Çlirim Gashi

16.06.2021 / Lajme

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës.

Madje që nga dje ka filluar procesi i vaksinimit masiv i popullatës kundër këtij virusi.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka shpjeguar edhe një herë procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 në platformën E-Kosova.

Po ashtu përveç shpjegimit Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se caktimi i terminit është në versionin LIVE dhe se është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare si dhe personave me sëmundje kronike dhe qytetarët që i taktojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor, mësimdhënës si dhe forcat e sigurisë së Kosovës (Policia dhe FSK).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori në e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;

Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;

Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit, forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me me radhë.

Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Bashkëngjitur gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova.

https://ekosova.rks-gov.net/

Caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori në e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;

Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;

Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit, forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me me radhë.

Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

Vërejtje: Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

LEXO EDHE:  3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 689 në tërë Kosovën

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

1.      Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

2.      Për informata rreth vaksinës

3.      Për informata rreth procesit të vaksinimit

5.      Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit