Ministria e Shëndetësisë tregon kategoritë prioritare për vaksinim në këtë fazë

Ministria e Shëndetësisë tregon kategoritë prioritare për vaksinim në këtë fazë
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Lajme



Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë online për t’u vaksinuar.

Nga MSH kanë treguar se personat me sëmundje kronike janë prioritet në këtë fazë të vaksinimit.

Ndërsa, nga kjo ministri kanë publikuar hapat të cilat duhet t’i ndjekin qytetarët për të aplikuar për vaksinim.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Njoftim rreth aplikimit për vaksinim kundër COVID-19

Prishtinë, 2 qershor 2021

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova, ku aplikimi është thjeshtëzuar.

Në zbatim të Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit.

Prandaj, u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (18+), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion.

Të njëjtit pastaj, do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas termineve që do t’u caktohen.

Me qëllim të aplikimit më të lehtë për marrje të vaksinës, gjeni në vijim të gjithë hapat që duhet ndjekur për regjistrim dhe aplikim në platformën eKosova.

PROCEDURAT 

Procedurat e regjistrimit dhe aplikimit për vaksinën kundër COVID-19 në platformën eKosova

Procedura se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” veçse është publikuar kohë më parë në eKosova dhe gjendet në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppwdhe njëkohësisht duke klikuar vegzën “Shiko video udhëzuesit” që gjendet në faqen e parë tek eKosova.

Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” është:

Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,

Klikohet mbi “Shërbime”,

Klikohet mbi “Shëndetësia”,

Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19”,

Plotësohet fusha “Profesioni” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike,

Klikohet mbi “Apliko”.

Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë” është:

Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,

Klikohet mbi “Shërbime”,

Klikohet mbi “Shëndetësia”,

Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”,

Plotësohen fushat “Numri personal i aplikuesit”, “Profesioni i aplikuesit”, “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Ka sëmundje kronike?” nëse personi për të cilin aplikoni ka sëmundje kronike,

Klikohet mbi “Apliko”.

Për të dy shërbimet e mësipërme, ngarkimi i dokumenteve-fotografive nga qytetari nuk është i obliguar.

RAPORTO