Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Vaksinohu, varianti Delta i COVID-19 po vjen

28.07.2021

Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook. “Të dhënat tregojnë qartë se marrja e […]

Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Vaksinohu, varianti Delta i COVID-19 po vjen Foto: Ilustrim

Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.

“Të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzojeni mundësinë për t’u vaksinuar duke u regjistruar në https://ekosova.rks-gov.net/ për të mbrojtur kështu vetën dhe njerëzit më të dashur!”, thuhet në thirrjen e Msh-së.

VIDEO, KLIKO KËTU