Ministria e Shëndetësisë publikon të detajuara masat e reja anti-COVID

27.09.2021

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në detaje masat e reja kundër COVID-19 të cilat kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme (27 shtator). Përmes këtij publikimi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se si do të mbahet procesi mësimor. Masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot, janë miratuar në mbledhjen e […]

Ministria e Shëndetësisë publikon të detajuara masat e reja anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në detaje masat e reja kundër COVID-19 të cilat kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme (27 shtator).

Përmes këtij publikimi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se si do të mbahet procesi mësimor.

Masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot, janë miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të premten.

“Procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës të përcaktuar në udhëzuesin për institucionet e arsimit, mirëpo parakusht për mësimin me prani fizike është prania e jo më shumë se 20 nxënësve për klasë. Nëse në një klasë janë më shumë se 20 nxënës, mund të punohet me skenarin A (me klasë të përgjysmuar) ose me skenarin B (mësim i kombinuar, ku një pjesë e nxënësve e ndjekin mësimin në distancë). Përzgjedhja e nxënësve që do të ndjekin mësimi nnë distancë (online) bëhet me rotacion çdo javë”, thuhet në vendimin e MSh-së.

Etiketat