Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Vijnë rekomandimet e fundit nga OBSH për pandeminë Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë kanë arritur rekomandimet e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Lajmi u bë i ditur nga një postim në Facebook nga Ministria e Shëndetësisë.

“Dr. Isme Humolli. zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë sjell rekomandimet e fundit të OBSH-së për balafaqimin me COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Mbetet të shihet se cilat janë rekomandimet e fundit nga OBSH.

Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 561 raste me Covid-19, prej të cilëve 102 janë shëruar dhe 12 kanë vdekur.

RAPORTO