Ministria e Shëndetësisë me njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë me njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19
Çlirim Gashi

15.05.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vijuar në nivel vendi sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa janë duke u vaksinuar qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare.

Vaksinimi në sallën “1 tetori” në Prishtinë është duke u bërë sipas termineve të caktuara për personat e kësaj grup-moshe që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, ndërsa në komuna, sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

(https://ekosova.rks-gov.net)

Vaksinimi sipas kësaj mënyre do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa në qendrat e vaksinimit duhet të shkojnë vetëm qytetarët e kontaktuar nga Ministria dhe QKMF-të.

Më poshtë video udhëzuesit si të aplikohet për regjistrim në e-kosova dhe sit ë aplikohet për vaksinim kundër COVID-19:

Klikoni KËTU për të parë se si duhet të aplikoni për vaksinim 

Klinikoni KËTU për të parë se si duhet të aplikoni për vaksinim

Në ditët në vijim, Ministria e Shëndetësisë do të njoftojë qytetarët edhe për mundësitë të tjera shtesë të regjistrimit për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

RAPORTO