Ministria e Shëndetësisë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do të vaksinohen

14.05.2021

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se vaksinimi me vaksinën anti-Covid do bëhet edhe përgjatë vikendit, derisa ka publikuar edhe listën e qendrave për vaksinim. “Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të uikendit si në sallën “1 Tetori” […]

Ministria e Shëndetësisë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do të vaksinohen Foto: Ilustrim


Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se vaksinimi me vaksinën anti-Covid do bëhet edhe përgjatë vikendit, derisa ka publikuar edhe listën e qendrave për vaksinim.

“Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të uikendit si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur”, thuhet në njoftimin e publikuar në ‘Facebook’.

Sipas njoftimit të MSH-së në listën e qendrave ku bëhet vaksinimi, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës procesi i vaksinimit vazhdon të bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Tutje, në njoftimin e ministrisë thuhet se përgjatë ditës së sotme, deri në orën 17:00, janë vaksinuar rreth 3,100 qytetarë.

Postimi i plotë:

Njoftim lidhur me vaksinimin kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të uikendit si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.

Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 me vaksinën kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë të Kosovës.

MSh është e angazhuar që të siguroj numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve tjera të vaksinave.

Më poshtë lista e qendrave aktuale të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.