Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që të marrin të gjitha dozat e vaksinës

21.12.2021

Po ashtu, nga kjo ministri kanë thënë se nuk mjafton vetëm një dozë e vaksinës anti-COVID, dhe se niveli maksimal i mbrojtjes ndaj virusit arrihet vetëm nëse qytetarët marrin të gjitha dozat e vaksinës. Tutje nga kjo ministri kanë thënë se qytetarët mund të vaksinohen kudo në Kosovë. Njoftimi i plotë: Nuk mjafton nëse keni […]

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që të marrin të gjitha dozat e vaksinës Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga kjo ministri kanë thënë se nuk mjafton vetëm një dozë e vaksinës anti-COVID, dhe se niveli maksimal i mbrojtjes ndaj virusit arrihet vetëm nëse qytetarët marrin të gjitha dozat e vaksinës.

Tutje nga kjo ministri kanë thënë se qytetarët mund të vaksinohen kudo në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht.

Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19!

Kudo në Kosovë, ju tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë!

#Vaksinohuni