Ministria e Shëndetësisë ka disa këshilla për mjekët dhe infermierët

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te mjekët dhe infermierët që të kujdesen për veten gjatë kësaj kohe.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSH’ja u ka bërë thirrje profesionistëve shëndetësor që të bëjnë pushim kur të munden gjatë orarit të punës ose në mes të ndërrimeve

Po ashtu u ka bërë thirrje të konsumojnë ushqim mjaftueshëm dhe të shëndetshëm, të merren me aktivitet fizik dhe të qëndrojnë në kontakt përmes telefonit me familjen dhe miqtë.

RAPORTO