Ministria e Shëndetësisë: Jeni të obliguar të uleni vetëm 4 persona në një tavolinë në kafiteri

Ministria e Shëndetësisë: Jeni të obliguar të uleni vetëm 4 persona në një tavolinë në kafiteri
Eurolinda Zenelaj

27.04.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur se nëpër kafiteri, hotele apo restorante qytetarët lejohen të ulen vetëm katër persona në tavolinë.

MSH-ja përmes një njoftimi sqaron po ashtu se lejohen deri në 40 klient për 100 m2.

“Në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19, jeni të OBLIGUAR të uleni vetëm 4 persona në një tavolinë në secilën kafiteri, hotel apo restaurant”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas masave të fundit të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 22:00, ndërsa pas orës 22:30 në të gjitha komunat vlen ora policore.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Kosovë janë konfirmuar 194 raste të reja me COVID-19, prej tyre një në Komunën e Suharekës.

RAPORTO