Ministria e Shëndetësisë: Hapja e çerdheve do të fillojë varësisht nga situata epidemiologjike

Një lajm jo edhe fort i mirë për prindërit të cilët punojnë dhe nuk ka kush kujdeset për fëmijët e tyre vjen nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Në kuadër të masave për kthim në normalitet Qeveria e Kosovës është duke liruara vendimet e marra për parandalimin e koronavirusit gradualisht nëpër faza.

Edhe pse ishte paraparë që çerdhet të hapën në fazën e dyte pra nga data 18 maj, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë për Gazeta inFokus.

Hapja e çerdheve sipas MSH-së do të fillojë varësisht nga situata epidemiologjike.

“Vendimi për to pritet të merret në përputhje me situatën epidemiologjike në vend (në konsultim me MASHT, IKSHPK dhe subjekte të tjera) dhe duke pasuar parasysh gjithnjë kujdesin ndaj fëmijëve si një kategori specifike dhe ruajtjen e shëndetit të tyre. Në këtë fazë (II) ato janë të mbyllura”, kanë thënë nga MSH.

Kujtojmë që më paraqitjen e rasteve të para më koronavirus në mars të këtij vitit, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për mbylljen e të gjitha institucioneve të arsimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.