Ministria e Shëndetësisë: Deri tani janë dhënë 50 mijë e 176 doza të vaksinës ndaj COVID-19

Ministria e Shëndetësisë: Deri tani janë dhënë 50 mijë e 176 doza të vaksinës ndaj COVID-19
Çlirim Gashi

19.05.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dje në Kosovë janë vaksinuar 4 mijë e 67 persona kundër COVID-19.

Nga MSH kanë thënë se gjithsej në vend janë dhënë 50 mijë e 176 doza të vaksinës.

Sipas MSH’së, procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë:

Po vijon vaksinimi në të gjitha njësitë e vaksinimit nëpër qytetet e Kosovës, për personat mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.

 Ditën e djeshme janë vaksinuar 4.067 qytetarë, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 50.176 doza të vaksinës ndaj COVID19.

LEXO EDHE:  MSh inkurajon qytetarët të regjistrohen për vaksinim anti-COVID, përmes platformës eKosova

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë

#Bashkëiadalim

RAPORTO