Ministria e Shëndetësisë bën apel për vaksinim që të parandalohet varianti Delta

Ministria e Shëndetësisë bën apel për vaksinim që të parandalohet varianti Delta
Çlirim Gashi

21.07.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit Delta të Covid-19.

MSH-ja, përmes një postimi në Facebook, e kanë quajtuar vaksinimin si alternativë të vetme që të kalohet vala e re e variantit Delta.

“Vaksinat na ndihmojnë të zhvillojmë imunitet ndaj virusit, duke trajtuar trupat tanë që: Ta njohin virusin, të prodhojnë antitrupa që na mbrojnë nga virusi” shkruante në postimin e ministrisë.

Tutje thuhej se sa më shumë të vaksinuar të ketë, aq më e vështirë është përhapja e virusit.

“Bëni pjesën tuaj në: Mbrojtjen e të dashurve tuaj dhe të gjithëve me të cilët kontaktoni.Ndihmën për vendin tonë në mënyrë që të hapen më tej aktivitetet ekonomike dhe sociale.” shpjegohej në postim.

Delta është emri për B.1.617.2., një mutacion SARS-CoV-2 që fillimisht u shfaq në Indi.

Delta, sipas studimeve besohet të jetë varianti më i transmetueshëm deri më tani.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit