Ministria e Shëndetësisë: 80-90 për qind e rasteve të fundit me COVID-19 janë të variantit Delta
Gjatë ditës së sotme ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur lidhur me situatën me COVID-19, pasi që ditëve të fundit ka nisur të rritet numri i të infektuarve me këtë virus. Përgjatë kësaj konference Ministria e Shëndetësisë ka thënë se 80 deri në 90 përqind e rasteve […]
Gjatë ditës së sotme ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur lidhur me situatën me COVID-19, pasi që ditëve të fundit ka nisur të rritet numri i të infektuarve me këtë virus.
Përgjatë kësaj konference Ministria e Shëndetësisë ka thënë se 80 deri në 90 përqind e rasteve të fundit me COVID-19, janë të variantit Delta.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Departamentit të Mikrobioligjisë në IKSHPK, Xhevat Jakupi, në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë.
“Të dhënat e fundit nga Departamenti i Mikrobiologjisë na tregojnë që 80 deri në 90 për qind e rezultateve të fundit të rasteve me Covid-19 janë të variantit Delta”, ka thënë Jakupi.
I njëjti ka theksuar se varianti Delta përhapet shumë më shpejt, ku edhe ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen sa më shpejtë e që të mos rritet numri i hospitalizimeve.
“Varianti Delta përhapet shumë më shpejt dhe duke u përhapur shumë shpejt nënkupton se do të prek më shumë njerëz. Një pjesë e tyre munden me përfundu me pasqyrë të rëndë klinike që kërkon hospitalizim. K
jo prrapë do ta ngrisë barrën në spitale dhe do të ndikojë që të kemi më shumë pacientë duke kërkuar trajtim në spitalet e Kosovës. Për këtë arsye është e domosdoshme që të gjithë njerëzitqë s’janë vaksinuar që të shkojnë të vaksinohen sa më parë.
Veçanarisht s’duhet të ketë asnjë person mbi moshën 50—vjeçare që s’është vaksinuar së paku me një dozë”, ka thënë Jakupi.