Ministria e Punëve të Brendshme shpalli tender prej 1.7 milionë për 7 lloje të targave të automjeteve

Shpallet tender prej 1.7 milionë euro për furnizimin me 7 lloje të targave të automjeteve, ku ky tender është shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë njoftimit për kontratë thuhet se do ti blejë 234.404 palë targa gjatë 36 muajve të ardhshëm, po ashtu edhe 17.100 copa targa, raporton gazeta “zëri”.

Ndërsa, shpenzimet për furnizimin me targa të automjeteve po ashtu edhe të motoçikletave do të shpenzohen rreth 1.7 milionë euro, gjatë 36 muajve të ardhshëm, ku do të blihen 234.404 palë targa, dhe 17.100 copa targa.

Dimensionet e targave do të jenë: 209.420 palë targa me dimensionet prej 520 x 110 mm, kurse 13.800 copa targa me dimensione prej 520 x 110 mm, për 24.384 targa me dimensione prej 340 x 200 mm, po ashtu edhe 1152 copa targa për regjistrim të motoçikletave do të jenë me dimensione prej 100 x 150 mm, dhe 1248 copa targa për regjistrim të motoçikletave do të jenë me dimensione prej 240 x 130 mm, edhe 900 copë targa provuese me dimensione prej 520 x 110 mm, dhe të fundit janë 600 palë targa provuese me dimensione prej 520 x 110 mm.

RAPORTO