Ministria e Punës evidenton numrin e fëmijëve që kryejnë punë të rënda

04.12.2021

Fëmijëve po u shkelen të drejtat e tyre, ku edhe po u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën dhe shëndetin. Lëmosha në rrugë, pastrimi i dritareve të veturave, grumbullimi i kanaqeve, shitja e cigareve, janë vetëm disa prej punëve që i kryejnë shumë fëmijë. Aktualisht, Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka regjistruar rreth 15 […]

Ministria e Punës evidenton numrin e fëmijëve që kryejnë punë të rënda Foto: Ilustrim

Fëmijëve po u shkelen të drejtat e tyre, ku edhe po u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën dhe shëndetin.

Lëmosha në rrugë, pastrimi i dritareve të veturave, grumbullimi i kanaqeve, shitja e cigareve, janë vetëm disa prej punëve që i kryejnë shumë fëmijë.

Aktualisht, Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka regjistruar rreth 15 fëmijë që bëjnë punë të rënda.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri.

“Bazuar në raportet aktuale nga baza e të dhënave në DPSF për periudhën kohore gjithsej 15 fëmijë që janë identifikuar në punë të rënda janë kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë, e ndërtimtarisë dhe sektorin punë në rrugë-lëmosh kërkues”, njoftoi ai.

Policia: për 6 muaj janë evidentuar 196 lypsarë

Sipas tij, gjatë kësaj kohë janë realizuar shumë aktivitete të mobilizimit dhe vetëdijesimit të këtyre personave.

Në një përgjigje me shkrim, Policia e Kosovës ka treguar numrin e personave të evidentuar si lëmoshë-kërkues gjatë vitit 2021.

E, gjatë këtij viti vërehet një numër më i vogël i personave lëmosh-kërkues, ndryshe nga viti i kaluar.

“Në vitin 2019 janë evidentuar 232 persona. Në vitin 2020 janë evidentuar gjithsej 236 persona kërkues lëmoshe, ndërsa në këtë vit për 6 mujorin e parë janë regjistruar 196 kërkues lëmoshe”, thuhet në përgjigjen e policisë.