Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarë

Më datën 11 shkurt 2019, Ministria e Mbrotjes të Republikës së Kosovës pritet që zyrtarisht të shpallë konkurs publik për rekrutimin e ushtarëve të cilët shërbejnë në komponentën aktive të FSK-së, ku pritet që ky konkurs të zgjatë deri më 22 shkurt të vitit aktual.

Konkursi për rekrutimin e ushtarëve, për arsye që janë të cekura më larë, do të shpallet në bazë të planit të veprimit të vitit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu, do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së rekrutëve të rinjë të cilët do të pranohen në Forcat e Sigurisë së Kosovës, duke u bazuar në Planin e veprimit të 2019-ës.

Duke u bazuar në procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes do të jenë: Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve, testi i aftësive, testi fizik, intervista me shkrim dhe me gojë, testi mjekësor, trajnimi, verifikimi, emërimi si dhe e drejta e ankesës, raporton gazeta “Blic”.

Për të konkuruar në këtë konkurs si rekrut/OR1 (ushtar) i FSK-së, do të jenë disa kritere, ato janë: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të këtë të përfunduar shkollën e mesme, të jetë i moshës 18-23 vjeç, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit si dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë.

Kurse dokumentat të cilat nevojiten për të konkuruar në konkurs do të jenë: Diploma (dëshmi) e shkollimeve të përfunduara, dëshmi, certifikata, mirënjohje (nëse posedon), certifikata e lindjes (jo me të vjetër se 6 muaj), certifikata e shtetësisë, vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo i ndjekur penalisht, kopje e letërnjoftimit apo pasaportës si dhe dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Po ashtu, nëse keni dëshirë që të aplikoni formularët. do të jenë në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes www.mksf-rks.org, apo www.rks-gov.net/mfsk, po ashtu do të jenë formularët edhe tek të gjitha kazermat e FSK-së, formularët duhet të dorëzohen vetë nga aplikuesi, çdo ditë nga ora 09:00 deri në 15:00.

Nëse përmbushen të gjitha këto kritere, konfirmimi për pranimin në FSK do të bëhet pas përfundimit të trajnimit bazik dhe gjatë kësaj kohe kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik rekrutët marrin gradën e ushtarit.

RAPORTO