Ministria e Mbrojtjes kërkon furnizim me armë speciale për trajnime të ushtarëve

Ministria e Mbrojtjes kërkon furnizim me armë speciale për trajnime të ushtarëve
Çlirim Gashi

31.08.2019 / Lajme

Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur nevojën për furnizim me një pajisje speciale për trajnime të FSK-së, armë për ushtrime.

Në një tendër të publikuar thuher se Autoriteti Kontraktues i kësaj ministrie ka për qëllim që të lidh një kontrat më një operator, që do të ketë kapaictet që të kryej furnizim me pajisje speciale për trajtnime (armë për ushtrime), për nevojat e FSK-së.

Arsyejet e furnizimit me këtë lloj pajisje, sipas MM-së është ngritja e operacionalitetit dhe efikasistetit në kryerjen e detyrave sipas misionit.

Në këtë njoftim për kontratë është bërë e ditur edhe sasia e tyre.

E këto armë, buxhetit do t’i kushtojnë 100 mijë euro, vlerë kjo e parashikuar dhe që mund të ndërroj varësisht prej ofertave të operatorëve.

RAPORTO