Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e ushtarëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18-23 vjet.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.