Fationa Kabashi
11.07.2019, 10:42

Ministria e Integrimeve i jep edhe 1 milion euro për kampanjën për vizat

“Të domosdoshme dhe urgjente”, e ka cilësuar Ministria e Integrimit Evropian (MIE), nënshkrimin e një kontratë në vlerë rreth 1 milion euro, që ka për qëllim t’i informoj kosovarët për procesin e liberalizmit të vizave.

Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha, shumë shpejt do të nisë kampanjë informuese për qytetarët rreth këtij procesi, përcjell Buletini Ekonomik.

Me 10 korrik, kjo ministri ka publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, njoftimin për përzgjedhjen e kompanisë fituese në kontratën “Shërbime të Informimit Publik për nevojat e MIE-së”.

Kompania fituese si e vetme është përzgjedhur “PR Solutions”, ndërsa kontrata në total peshon 881 mijë e 389 euro.

Në dosjen e tenderit, kjo kontratë cilësohet si “urgjente dhe e domosdoshme” dhe thuhet se do të shërbejë “për vetëdijësimin e qytetarëve rreth proceseve të ndryshme integruese”.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

Por në kontratë, specifikisht, përmendet si arsye kryesore çështja e liberalizimit të vizave.

 “MIE nuk ka kontratë aktuale dhe shërbimet e tilla janë mëse te domosdoshme dhe urgjente, atëherë afatet normale kohore e pamundësojnë qe te vije deri të një zgjidhje e shpejtë e kontraktuesit për realizimin e këtyre shërbimeve. MIE duhet qe të filloj me kampanja vetëdijësuese për proceset e ndryshme integruese , liberalizim vizash etj”, thuhet në dosjen e tenderit.

LEXO PO ASHTU:  Lansohet fushata për siguri në rrugë

Ministria ka njoftuar se kompania fituese, është “PR Solutions”.

“Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e saktësuar në tenderin tuaj 881,389.20 duke përfshirë të gjitha taksat sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e ministrisë.

Mirëpo në vendim përmenden edhe kompanitë tjera që kanë qenë në garë, e të cilat sipas asaj që prezantohet në tabela, duket se kanë ofruar çmim më të lirë se sa kompania fituese.

Kështu grupi i operatorëve “Trekuartista Group”, Ikonë-Studio” dhe Pi Comunication, në konzorcium, kanë ofruar një çmim prej 285 mijë e 279 euro.

Në dosjen e tenderit kjo kontratë është cilësuar si “Kontratë Publike Kornizë” me një operator ekonomik. Kontrata kornizë është kur ka një gamë të gjerë shërbimesh dhe në kornizë caktohen çmimet, e pastaj autoriteti kontraktues porositë sipas nevojës.