Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës
Reshjet e borës gjatë vikendit kanë bërë që të ketë intervenime me intensitet të shtuar nga mirëmbajtja dimërore e autoudhëve, rrugëve nacionale si dhe atyre rajonale. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, MI-ja informon si në vijim:Në drejtimin Suharekë-Morinë […]
Reshjet e borës gjatë vikendit kanë bërë që të ketë intervenime me intensitet të shtuar nga mirëmbajtja dimërore e autoudhëve, rrugëve nacionale si dhe atyre rajonale.
Ndërsa Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, MI-ja informon si në vijim:
Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” dhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit, po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese.
-Shkaku i mjegullës, temperaturave nën zero (-0) dhe borës, në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është intervenuar me shpërndarje të kripës dhe rërës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese. Rrugët mbeten të lira për qarkullim në këtë pjesë.
-Bora nuk e ka penguar qarkullimin e lirë të automjetve as në rajonin e Pejës. Në këtë pjesë është intervenuar me largim të borës dhe shpërndarje së kripës sipas nevojës, duke theksuar intervenimet shtesë në viset malore të rrugës N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë.
-Infrastruktura rrugore e rajonit të Ferizajt është krejtësisht e lirë për qarkullim, pa intervenime shtesë, apo ndonjë pengesë tjetër e krijuar shkaku i ndryshimeve atmosferike.
-Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit.
-Në rajonin e Gjakovës është bërë shpërndarja e kripës në pothuajse të gjitha rrugët e mirëmbajtura nga MI-ja, si preventivë ndaj krijimit të ngricave dhe sigurisë në komunikacion. Nndryshe, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.
-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërdarje kripe. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile.
Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për gjendjen e rrugëve, mirëmbajtjes dimërore të tyre, vështirësive eventuale dhe sigurisë në komunikacion.
MI-ja gjithashtu u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes të shtuar dhe ruajtje të sigurisë gjatë sezonit dimëror.