Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë

30.12.2020

Reshjet e borës gjatë vikendit kanë bërë që të ketë intervenime me intensitet të shtuar nga mirëmbajtja dimërore e autoudhëve, rrugëve nacionale si dhe atyre rajonale. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës , gjendja e rrugëve është e mirë. Ato janë të lira sot dhe se në disa rrugë është duke u hedhur edhe kripë. Njoftimi i […]

Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë

Reshjet e borës gjatë vikendit kanë bërë që të ketë intervenime me intensitet të shtuar nga mirëmbajtja dimërore e autoudhëve, rrugëve nacionale si dhe atyre rajonale.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës , gjendja e rrugëve është e mirë. Ato janë të lira sot dhe se në disa rrugë është duke u hedhur edhe kripë.

Njoftimi i plotë:

Sipas informatave nga terreni për mirembajtje verore dhe dimerore (MVD) gjendja e rrugeve është e mirë, autoudhët R6 & R7 si dhe rrugët nacionale dhe rajonale janë të lira për komunikacionin e automjeteve.

-Ndërkaq, sipas nevojës, është intervenuar me kripë edhe në rrugën Prizren -Carralevë RN-25.

Në Autostradë A7, segmenti Morinë – Gjurgjicë kishte intervenime me kripë në drejtimin Suharekë – Morinë dhe drejtimin Suharekë – Gjurgjicë

Në regjionin e Feizajit, Gjakovës, në Autoudhën A6 Konjuh-Doganaj nuk ka pasur asnje intervenim per shkak te gjendjes së mirë të rrugëve.

Ne regjionin Prizreni 2, është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë.

Ne regjonin Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me hudhje të kripës shkaku i akullit të zi.

Në aksin rrugor N9 -Pejë-Kuqishtë-Bogë ka reshje të lehta të bores, po bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Poashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 11, ka reshje të borës e përzier me shi . Të gjitha rrugët në këtë pjesë janë kalueshme.

Ne regjionin Prishtina 1, në rrugën Prishtinë-Mutivodë, gjendja e rrugës është e mirë, shtresat qarkullusese janë pastruar nga bora, ndërsa brezi rrugor me është me borë.

Etiketat