Ministria e Infrastrukturës pezullon transportin publik deri të hënën

06.11.2020

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se transporti publik do të ndërprehet deri në përfundim të vikendit, gjegjësisht më 9 nëntor, në ora 05:00. Ministria e Infrastukturës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se pas marrjes së vendimeve të reja nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit Korona, ka marrë vendim që të pezullohet […]

Ministria e Infrastrukturës pezullon transportin publik deri të hënën Foto: Ilustrim - Stacioni i Autobusëve Suharekë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se transporti publik do të ndërprehet deri në përfundim të vikendit, gjegjësisht më 9 nëntor, në ora 05:00.

Ministria e Infrastukturës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se pas marrjes së vendimeve të reja nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit Korona, ka marrë vendim që të pezullohet transporti publik.

”Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të Hënën më 09.11.2020 në ora 05:00.

Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë” thuhet në njoftimin e MI-së.