Ministria e Infrastrukturës deklaron se rrugët regjionale në Kosovë janë të kalueshme

  • 10.01.2019
Ministria e Infrastrukturës deklaron se rrugët regjionale në Kosovë janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës (MI) gjatë një komunikate për media deklaruan që edhe pse ka reshje vazhdimisht të borës, rrugët regjionale të shtetit Kosovës janë të kalueshme, pra automjetet mund të qarkullojnë pa problem.

Ministria e Infrastruktërs tha se pavarsisht se çfarë ankesa të vazhdueshme bëjnë qytetarët për qarkullim, përsëri MI thotë se këto rrugë janë të kalueshme.


Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës shprehi se në këto momente ai së bashku me ministrin Pal Lekaj janë në teren dhe lajmëron qytetarët se kush ka nevojë të qarkullojë me automjete, lirisht mund të qarkullojnë sepse rrugët regjionale janë të pastruara nga bora.

Kadriu tha se “Momentalisht të gjitha rrugët në nivel vendi janë të kalueshme. Tash ndodhemi së bashku me ministrin Lekaj në inspektim të autostradës për Pejë, të autostradës R7 ishim në R6 dhe të gjitha rrugët regjionale janë të hapura”, këtë njoftim e bëri të ditur për lajmi.net

Megjithatë, sipas Rexhep Kadriu-t, deri në këto çaste asnjë qytetar nuk ka raportuar që ndonjë rrugë është e pa pastruar apo e bllokuar dhe ka vështirësi për qarkullim.

Por, siç dihet sot në Kosovë shumë qytetarë raportuan se nëpër qytetet ku ata banojnë nuk janë pastruar siç duhet, duke përfshirë edhe Komunën e Suharekës, ku shumë qytetarë raportuan për mos pastrimin e rrugëve.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë