Ministria e Financave realizon pagesën prej 130€ për 15,317 familje

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Ajo ka bërë të ditur se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

“Me këtë rast, lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Sipas masës 15 bëhet pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës dhe kjo për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në 3 milionë euro.

LEXO EDHE:  Thaçi të hënën udhëton për në Hagë, intervistohet nga Prokuroria Speciale