Ministria e Financave njofton bizneset për ekzekutimin e parave nga Fondi i Rimëkëmbjes

14.10.2020

Ministria e Financave njofton të gjitha bizneset se tek të dhënat duhet ta shkruajnë numrin e llogarisë së bizneseve për shpërndarjen e të hollave dhe jo atë individuale/private. ”Ju lutem që me rastin e plotësimit apo përditësimit të llogarisë bankare në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, të vendosni numrin e llogarisë së biznesit […]

Ministria e Financave njofton bizneset për ekzekutimin e parave nga Fondi i Rimëkëmbjes Foto: SuharekaOnline

Ministria e Financave njofton të gjitha bizneset se tek të dhënat duhet ta shkruajnë numrin e llogarisë së bizneseve për shpërndarjen e të hollave dhe jo atë individuale/private.

”Ju lutem që me rastin e plotësimit apo përditësimit të llogarisë bankare në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, të vendosni numrin e llogarisë së biznesit (jo llogari individuale/private), dhe një e-mail adresë ku dëshironi të pranoni njoftimet.

Gjithashtu, rikujtojmë se subvencionimi prej 60 milionë euro nga masa 1.1 sipas vendimit të Qeverisë Nr. 10/33 i dedikohet bizneseve dhe ato përfitojnë nga ky subvencionim.

Bizneset përfituese nga ky subvencionim, nuk kanë pasur nevojë të aplikojnë dhe as të dërgojnë asnjë të dhënë apo njoftim në Thesarin e Kosovës – Ministria e Financave. Të dhënat janë siguruar vetëm përmes sistemit EDI të ATK-së. I gjithë procesi i ekzekutimit të pagesave për bizneset që përditësojnë llogaritë bankare, do të realizohet në vazhdimësi, në bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet Thesarit dhe Administratës Tatimore, dhe ju nuk kërkohet të kryeni veprime tjera.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, na lejoni t`ju përmendim se informacione përmes telefonatave individualisht është e pamundur të ofrohen, për shkak se ndaj palëve të treta nuk kemi mundësi të verifikojmë identitetin e telefonuesit dhe raportin e tij me biznesin për të cilin interesohet, dhe për këtë qëllim kemi dërguar shkresa të personalizuara ku keni të gjitha të dhënat dhe udhëzimet e nevojshme” thuhet në njoftimin e ministrisë.