Ministria e Financave hap konkurs për pranimin e 150 studentëve për punë praktike
Kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP. INFORMATA RRETH PROGRAMIT DHE DETYRAVE Kohëzgjatja e angazhimit: 6 muaj Orari i punës: Me kohë të plotë: […]
Kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP.
INFORMATA RRETH PROGRAMIT DHE DETYRAVE
Kohëzgjatja e angazhimit: 6 muaj
Orari i punës: Me kohë të plotë: (5 ditë në javë).
Vendi punës: Qendrat për Punë Sociale (QPS), Zyrat e Pensioneve, Qendrat për të Moshuar, Qendrat për Aftësi të Kufizuar dhe OJQ-të e licencuara në komunën përkatëse.
Përshkrimi i detyrave: Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të institucionit/organizatës dhe Departamentit për Punë Sociale (UP), praktikanti do të:
- Asistojë institucionin/organizatën në vlerësimin e nevojave të komunitetit;
- Ndihmojë institucionin/organizatën në aktivitetet e përditshme për Shërbime Sociale dhe programet tjera të mbrojtjes sociale(pensionet dhe ndihmat sociale)
- Ndihmojë institucionin/organizatën në shqyrtimin e aplikacioneve për Ndihmë Sociale dhe Skemat Pensionale
- Ndihmojë në promovimin e shërbimeve të ofruara nga institucioni/organizata dhe inkurajojë komunitetet në nevojë të përfitojnë nga shërbimet e ofruara;
- Mbajë shënime dhe raportojë mbi aktivitetet dhe praktikat më të mira;
- Asistojë institucionin/organizatën në kryerjen e vizitave në terren;
- Çdo detyrë tjetër e ndërlidhur me përshkrimin e punës dhe siç mund të kërkohet ose caktohet nga mbikëqyrësi.
PROCEDURA E APLIKIMIT DHE DOKUMENTET E NEVOJSHME
Kriteret e aplikimit:
- Të jetë i/e regjistruar në Zyrën e Punësimit
- Bachelor ose Master në drejtimet si Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri;
- Nota mesatare në studime duhet të jetë më e lartë se 7, përparësi do të kenë aplikuesit me notë mesatare mbi 8;
- Mosha deri në 25 vjet;
- Zotërim i mirë i njërës prej gjuhëve zyrtare të punës në komunën përkatëse;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Dokumentet e mëposhtme dërgohen përmes emailit në; Masa1.4@rks-gov.net duke përdorur titullin (subject line): “Punë Praktike: Komuna për të cilën aplikoni”.
- Kopja e diplomës së shkollimit universitar në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri;
- CV-në;
- Kopja e skanuar e letërnjoftimit;
- Konfirmimi i statusit të papunësisë (duhet të regjistroheni në Zyrën e Punësimit në komunën tuaj dhe të merrni vërtetimin e papunësisë);
- Forma e aplikimit e plotësuar: https://aprk.rks-gov.net/Content/Document/DownloadDocument?ide=gumQT4qMbKwXxP4aoEAMIQ%3D%3D&lang=Albania
Afati i aplikimit do të jetë i hapur nga data 14-27 Dhjetor 2021, ora 16:00.
Vëmendje: Aplikuesit do të përzgjedhen bazuar në kriteret e përcaktuar nga një komision në përbërje të përfaqësueseve të MFPT-së dhe Departamentit të Punës Sociale në UP. Po ashtu në Tabelën nr.1 bashkangjitur me këtë thirrje keni numrin e planifikuar të praktikantëve që do të angazhohen në kuadër të secilës komunë, duke përfshirë edhe drejtimet.