Ministria e Ekonomisë tregon se kur do të kryhen pagesat e mbetura nga Pakoja Emergjente

18.08.2020

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) njofton se është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente për masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14. MEA thotë se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa. Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve […]

Ministria e Ekonomisë tregon se kur do të kryhen pagesat e mbetura nga Pakoja Emergjente Foto: Ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) njofton se është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente për masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14.

MEA thotë se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.

Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale.

Ministria do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik.

MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen. Ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator.