Ministria e Arsimit publikon orarin e ri të mësimit online

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor (më 12.03.2020) si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë.

Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në web faqen e MAShTI-t eMësimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).

MAShTI  përmes një njoftimi për media thotë se “ka kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në web faqen eMësimi.

MAShTI falënderon mbi 120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinës dhe Prizrenit që janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.

RAPORTO