Ministria e Arsimit propozon pushim një javor për të gjitha nivelet arsimore

16.03.2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka propuzuar që të mbahet një javë pushim për të gjitha instituticionet arsimore. MASH ka propozuar që nga data 22 mars të ketë pushim javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të javës të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor […]

Ministria e Arsimit propozon pushim një javor për të gjitha nivelet arsimore Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka propuzuar që të mbahet një javë pushim për të gjitha instituticionet arsimore.

MASH ka propozuar që nga data 22 mars të ketë pushim javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të javës të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.

MASH tutje ka rekomanduar që: – Institucionet parafillore të mos e ndërprejnë aktivitetin edukativo – arsimor.

-Institucionet e arsimit të lartë të mbajnë fizikisht vetëm punën praktike dhe laboratorike, ndërsa ligjëratat në lëndët teorike të mbahen online.

Njoftimi i plotë:

Për të vlerësuar situatën me pandeminë COVID-19 në vend dhe në sektorin e arsimit, si dhe ndikimin e saj në situatën e përgjithshme pandemike, sot është mbajtur një takim ku kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, zyrtarët e lartë të MASh, udhëheqësit e IKShPK-së, ShSKUK-së, SBAShK-ut dhe Këshillit të Prindërve.

Duke qenë se në arsim janë të përfshirë një numër shumë i madh i akterëve dhe për shkak të numrit të përgjithshëm në rritje të të infektuarve me COVID në vend, por edhe në mesin e mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit tjetër në shkolla, MASh dhe palët e involuara janë dakorduar t’i propozojnë ministrit të Shëndetësisë dhe Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19 që:

Nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.

Institucionet parafillore të mos e ndërprejnë aktivitetin edukativo – arsimor.

Institucionet e arsimit të lartë të mbajnë fizikisht vetëm punën praktike dhe laboratorike, ndërsa ligjëratat në lëndët teorike të mbahen online. Këto propozime do t’i dërgohen edhe me shkrim Ministrisë së Shëndetësisë nga ana e MASh, në mënyrë që të merret vendim nga Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19.

Të gjitha palët pjesëmarrëse në takim kanë ripërsëritur thirrjen që të respektohen me përpikëri masat kundër pandemisë nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të vlerësojnë së bashku me MASh-in dhe do të marrim një vendim përfundimtar, që të ketë një shkuarje të parakohshme në pushim në të gjitha nivelet arsimore.

“Në javën e fundit ka pas rritje të rasteve, ne edhe dje se bashku më Institutin edhe Kryeministrinë dhe sot. Ministria e Arsimit është angazhuar dhe kanë sjell rekomandimet e tyre. Ne nesër do të marrim një vendim përfundimtar sipas IKSHPK-së, që të kemi një shkuarje të parakohshme të pushimit në të gjitha nivelet arsimore”, ka thënë Zemaj.