11.06.2019, 14:03

Ministria e Arsimit: Procesi mësimor përfundon me këtë datë

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur që të mos e përfillë vendimin e SBASHK-ut për vazhdimin e procesit mësimor.

Kjo pasi që, MASHT përmes një vendimi të cilin Gazeta Blic e posedon, ka vendosur që procesi mësimor të vazhdojë deri më 28 qershor.

Në të njëjtin vendim thuhet se ky proces mësimor për klasat e nënta përfundon më 13 të këtij muaji.

“Sipas vendimit të MASHT-it me nr. 28/01B me dt. 26.02.2019 procesi edukativo-arsimor për vitin shkollor 2018-19: për klasët e IX- përfundon me dt. 13. 06.2019 kurse për klasëtr e I-VIII përfundon me dt.28.06.2019”, thuhet në vendimin e MASHT-it.

Ndryshe, SBASHK ka kundërshtuar mbajtjen e vazhdimit të procesit mësimor deri më 28 qershor pasi, siç shprehen udhëheqësit e kësaj sindikate ditët e humbura gjatë grevës nuk mund të kompensohen sipas ligjeve në fuqi.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar sërish ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit lidhur me kompensimin e orëve të humbura.

SBASHK-u është shprehur se vendimi i tyre do të mbetet i njëjti dhe nuk do të ketë kompensim të orëve pasi që institucionet nuk kanë korrigjuar ndryshmet e koeficienteve për mësimdhënësit.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë, priten reshje të shiut

“Ajo që mund të them edhe tani është se unë si kryetar dhe kryesia respektojmë vendimin e këshillit drejtues të SBASHK-t i cili mbetet i njëjtë nuk ka kompensim te orëve të humbura në grevë. Javën e fundit e kemi dhënë si mundësi duke shpresuar shumë në atë që e kanë thënë në komisionin parlamentar deputetët që do ta kthejnë në vepër dhe do të mbledhin nënshkrimin ku do të korrigjohen ndryshimet që kanë bërë institucionet për mësuesit të klasëve mbi 5, sekretarëve, pedagogët dhe psikologëve. Kjo nuk ka ndodhur deri sot pra nuk është votu që do të bëhet përmirësimi i koeficienteve prandaj SBASHK-u mbetet tek vendimi i këshilli drejtues që do të thotë nuk ka kompensim të orëve të humbura të grevë nuk ka pasur as nuk do të ketë deri në përfundim të vitit shkollorë” është shprehur Jashari për Gazetën Blic.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.