Gjatë ditës së sotme, u përhap një lajm se kinse Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se nesër në ditën e hënë nuk do të mbahet mësim, por ky njoftim sipas MAShT-it është i rremë dhe se nesër mbahet mësimi.

Sqarimi i plotë i MAShT-it rreth këtij njoftimi:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), sqaron drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se, është i pavërtetë lajmi se nesër, e hënë (6 maj 2019) nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës.

Jozyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës, duke përdorur logon e MAShT. Ky lajm, i cili ka shkaktuar huti, është i pavërtetë.

Pra, nesër, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Kosovës.
MAShT iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare për çdo gjë që ka të bëj me procesin mësimor dhe arsimin në përgjithësi.