Ministri Vitia për vaksinat: Po vazhdojnë negociatat me kompanitë prodhuese

18.04.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19. Ai ka theksuar se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë  kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave. “Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur’, tha Vitia. “Procesi […]

Ministri Vitia për vaksinat: Po vazhdojnë negociatat me kompanitë prodhuese Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

Ai ka theksuar se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë  kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave.

“Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur’, tha Vitia.

“Procesi i vaksinimit gjithashtu po vazhdon dhe nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja”, theksoi ai.

“Situata pra 7 prillit mbetet e pa pranueshme. Hospitalizimet dhe vdekjet mund dhe duhet të shmangen përmes masave dhe udhëzimeve institucionale”, shtoi ai.