Ministri Vitia: Masat mbesin ato që kanë qenë, pas 2-3 ditësh vendosim për ato më rigoroze

Sot në një konferencë për media e thirrur nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë të ditur për masat që pritet të ndërmirren pas datës 12 prill.

Ministri Vitia ka njoftuar se masat për kufizim të lëvizjes do të mbesin ato që kanë qenë, ndërsa pas 2 ose 3 ditësh pritet të ketë masa më rigoroze.

“Sot po luftojmë me një armik të padushëm. Deri më tani kemi dëshmu vetëdije kolektive dhe ju jemi mirënjohës, por jo mjaftueshëm”, tha Vitia,

“Sot po luftojmë me një armik të padushëm. Deri më tani kemi dëshmu vetëdije kolektive dhe ju jemi mirënjohës, por jo mjaftueshëm. Një pakujdesi e vogël, tani na kushton me humbje të mëdha të jetës. COVID19 do të hy në fazën kulminante të shpërndarjes”.

Po ashtu ai ka thënë se falë masave të ndërmarra kemi arritur që të kemi situatën më të kontrolluara, por kjo fatkeqësisht nuk mjafton.

Marrë parasysh këtë, prej sot në mesnatë, hym në një fazë, dhe masat do të hyjnë në fuqi ato që kanë qenë aktive deri më tani.

Më tutje Vitia ka thënë se: “Këto masa do të jenë në fuqi, deri në vendimin e radhës, e ato më rigoroze, pas konsultimeve do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 o 3 ditëve”.

RAPORTO