Ministri Vitia: Këtë vit iftaret s’do jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtari e di vlerën e sakrificës?

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Ai ka thënë se këtë vit iftaret s’do jenë si çdo vit, por kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës?

Ky është postimi i plotë:

Sonte është syfyri i parë i muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Të gjithë besimtarëve të vendit tim, shqiptarëve myslimanë e atyre në të gjithë botën, u qoftë i mbarë e i lehtë!

U bëfshim të devotshëm si ju,
Të sakrificës si ju!

Këtë vit mbrëmjet e iftaret nuk do të jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës? Agjërimin këtë vit na duhet ta shoqërojmë me rregulla që na mbajnë larg fizikisht e nuk na lejojnë të mblidhemi as brenda familjeve.
Mbes besimplotë se në këtë muaj, kujdesi juaj do të jetë edhe më i madh që mos të na shtohen rastet e të sëmurëve asesi.

Qofshi vullnetplotë këtë muaj, e lartësofshim të mirën e të mbarën siç po e lartësoni besimin tuaj!

RAPORTO