Ministri Vitia: Çerdhet hapen nga 8 qershori

31.05.2020

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për masat anti-Covid. Vitia para kabinetit qeveritar ka propozuar që nga data 8 qershor të hapen çerdhet për moshat 0 deri në 5 vjeç. Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i […]

Ministri Vitia: Çerdhet hapen nga 8 qershori Foto: Ilustrim

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për masat anti-Covid.

Vitia para kabinetit qeveritar ka propozuar që nga data 8 qershor të hapen çerdhet për moshat 0 deri në 5 vjeç.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

I pari i MSH’së gjithashtu ka propozuar të bëhet rikthimi në shkolla nga data 15 qershor e deri më 30 qershor i nxënësve të klasave të nënta.

Vitia po ashtu tha se lejohet të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.