Ministri Murati: Kuzhinat popullore/humanitare kanë afat deri nesër të aplikojnë për mbështetje

14.09.2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka mbetur edhe deri nesër afat për kuzhinat popullore/humanitare që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të masës 3.4. “Nëse jeni organizatë/entitet që ofroni shërbime të kuzhinës popullore (keni qenë duke operuar para datës 1 korrik 2021), atëherë ju […]

Ministri Murati: Kuzhinat popullore/humanitare kanë afat deri nesër të aplikojnë për mbështetje Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka mbetur edhe deri nesër afat për kuzhinat popullore/humanitare që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të masës 3.4.

“Nëse jeni organizatë/entitet që ofroni shërbime të kuzhinës popullore (keni qenë duke operuar para datës 1 korrik 2021), atëherë ju mund të përfitoni nga Masa 3.4, që mbështetë financiarisht kuzhinat popullore në blerjen e ushqimit”, ka njoftuar ministri Murati.

Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore mund të aplikojnë deri më 15 shtator në e-mail adresën zs.mf@rks-gov.net.

Për më shumë detaje rreth shpalljes ju lutemi referojuni vegzës në vijim: KËTU