Ministri Murati kundër faljes së gjobave gjatë pandemisë: Shteti mbahet veç me tatime

04.06.2021

Është duke vazhduar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku ministri i Financave, Punës dhe Transfereve është në interpelancë për çështjen: “Falja e gjobave për bizneset e prekura nga situata me COVID-19”. Derisa ishte duke folur në lidhje me faljen e gjobave, ministri Murati ka dalë kundër faljes së gjobave të bizneseve gjatë pandemisë. […]

Ministri Murati kundër faljes së gjobave gjatë pandemisë: Shteti mbahet veç me tatime Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku ministri i Financave, Punës dhe Transfereve është në interpelancë për çështjen: “Falja e gjobave për bizneset e prekura nga situata me COVID-19”.

Derisa ishte duke folur në lidhje me faljen e gjobave, ministri Murati ka dalë kundër faljes së gjobave të bizneseve gjatë pandemisë.

Po ashtu ai ka thënë se as vet subjekti politik, Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që shtë inicuese e seancës, nuk e di se cila është kërkesa.

“Në tekstin që kam pranu, thuhet që thirret ministri i Financave për faljen e gjobave të pandemisë. Pastaj në fjalim, Tahiri thotë se duhet falur edhe gjobat e ATK-së, që s’kanë të bëjnë me pandemi. Çështja tjetër janë gjobat e inspektoratit që s’kanë të bëjnë me ministrinë”, ka thënë ai.

Tutje Murati ka thënë se gjobat janë për shkelësit e ligjit, dhe ato nuk mund të falen. Nëse kjo bëhet, ai thotë se krijohet anarki dhe kaos.

“Çështja se a duhet të falen borxhet: Gjobat janë për një arsye, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit. Nëse hiqet ky mjet, krijohet anarki dhe kaos. Për qeverinë tonë, ligjshmëria është prioritar. Nuk ka përjashtime nga ligji. Nëse flasim për ATK-në, janë dy lloj tatimesh për të cilën kanë obligime. Pra është TVSH-ja dhe tatimi në fitim. Pra, nuk është e hyrë biznesore dhe as nuk i takon biznesit”, tha tutje Murati.

Ministri poashtu tha se me ligj, kompanitë mund ta bëjnë pagesën e gjobave me këste.

“Ligji e parasheh që kur një kompani ka vështirësi në pagesën e gjobave, mund ta paguajë me këste. Këtu kemi të bëjmë me një kërkesë që as vet parashtruesi nuk e ka qartë. Qëllimi është me u thirr tjetër ku, me fitu simpatinë politike”, tha ai.

Sipas tij, shteti s’mund të mbahet me falje të ndëshkimeve, por vetëm me tatime.