Ministri Murati ka një njoftim me rëndësi për subvencionimin e kredive

09.10.2021

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive. “Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese tani është i hapur në eKosova. Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për […]

Ministri Murati ka një njoftim me rëndësi për subvencionimin e kredive Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive.

“Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese tani është i hapur në eKosova.

Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura. 

Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, ka shkruar Murati.