Ministri Murati: Donim t’i nxisnin qytetarët ta shfrytëzonin rrymën gjatë natës, priten masa shtesë për kursim

01.02.2022

Po ashtu, ministri Murati ka deklaruar se importi është aq i shtrenjtë sa që është tepër e dimbshme që të paguhet. “Kemi dasht që t’i nxisim qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike gjatë natës, në mënyrë që të zvogëlohet nevoja për import. Importi është aq i shtrenjtë sa që është tepër e dhimbshme të paguhet.Çdo […]

Ministri Murati: Donim t’i nxisnin qytetarët ta shfrytëzonin rrymën gjatë natës, priten masa shtesë për kursim Foto: Ilustrim

Po ashtu, ministri Murati ka deklaruar se importi është aq i shtrenjtë sa që është tepër e dimbshme që të paguhet.

“Kemi dasht që t’i nxisim qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike gjatë natës, në mënyrë që të zvogëlohet nevoja për import.

Importi është aq i shtrenjtë sa që është tepër e dhimbshme të paguhet.Çdo kilowat që kursehet është para më tepër që mbesin në ekonominë e vendit”, tha Murati.

Ndërkaq, ai ka shtuar se si ministri kanë dërguar kometet në raport me propozimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

”Këto javët e fundit është bërë shumë diskutim dhe debat, megjithatë ajo çka vlen është se çka dërgohet si koment dhe propozim zyrtarisht.

Ne kemi parë komentet që kanë dërguar edhe disa subjekte të tjera, dhe përveç thirrjeve shabllon të mos ketë rritje, nuk kemi parë ndonjë propozim konkret të saktë, që i bie që të gjitha ankesat dhe kundërshtitë e tyre kishin të bëjnë me çështje politike, por jo që të ketë zgjidhje për këtë problem”, shtoi ai.

Gjithashtu, ministri i Financave ka bërë të ditur se tashmë janë duke e bërë dizajnimin e masave shtesë për sa i përket kursimit të energjisë elektrike.

Ministri Murati deklaroi se për ne më mirë është që paratë të mbesin tek qytetarët tanë, sesa të shkojnë në Hungari apo kudo që blihet energjia elektrike.

”Jemi duke dizajnu edhe masa shtesë sa i përket kursimit të energjisë elektrike. Jo se është kërkesë e panevojshme e energjisë, por është e domosdoshme. Po na kushton shumë shtrenjtë për me u importu. Për ne më mirë është që paratë të mbesin tek qytetarët tanë, sesa të shkojnë në Hungari apo kudo që blihet energjia elektrike.

Masa ka të bëjë me faktin që kushdo që arrin ta ulë konsumin në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak, proporcionalisht madje dhe mbi proporcionalisht të subvencionohet”, deklaroi Murati.

Hekuran Murati tha gjithashtu se një familje arrin të kursejë 10% të rrymës gjatë ditës, e njëjta përqindje do të subvencionohej prej shtetit në tërë faturën që ajo familje ka për muajin përkatës.