Ministri Likaj: Për tu zbatuar plani që ne kemi, nevojiten edhe 1000 mësimdhënës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka prezantuar planin për fillimin e vitit të ri shkollor.

Planin të cilin e ka prezentuar Likaj, ka bërë të ditur se janë duke kërkuar 1 mijë mësimdhënës në mënyrë që të zbatohet ky plan.

“Gjatë dy muajve kemi hartuar master planin për fillimin e vitit të ri shkollor. Është paraparë rreth 1000 mijë mësimdhënës qe duhet të kenë komunat për të zbatuar këtë plan. Në kudër të këtij master plani është kërkesa për buxhet shtesë. Janë edhe konceptet se si duhet të zhvillohet mësimi nga parashkollorët deri tek universitetet”, ka thënë Likaj.

Likaj gjithashtu shtoi se janë konsultuar me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe ata janë shprehur të gatshëm që mësimi të fillojë në objekte shkollore.

“Kemi hartuar udhëzimin për mësim në kushte pandemie. Kemi vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve aktualë, kemi paraparë fushata vetëdijësuese për shkollat si dhe është përcaktuar roli i inspektoratit në monitorimin e masave.Ata kanë shprehur dëshirën që të fillojë mësimi nëpër objektet shkollore. E kemi hartuar edhe një vendim që mësimi të fillojë në tri faza varësisht nga DKA-të. Një grup më 1 shtator, një grup tjetër me 7 shtator dhe një grup më 10 shtator dhe për këtë kemi marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK”, ka thënë ai.

Pas fjalimit të ministri Likaj, kryeministri Avdullah Hoti bëri të ditur se Qeveria do ta miratojë në mbledhjen e radhës master planin për fillimit e vitit të ri shkollor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.