Ministri i Shëndetësisë falënderon BE’në për mbështetjen e ofruar në luftën kundër COVID-19

06.04.2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka falënderuar shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, për mbështetjen e vazhduar që BE po jep në kohën kur vendi ynë, ashtu sikurse e gjithë bota, po përballet me pandeminë Covid-19, ku deri më tash janë konfirmuar 145 raste. Ai ka thënë se shoqëria e […]

Ministri i Shëndetësisë falënderon BE’në për mbështetjen e ofruar në luftën kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka falënderuar shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, për mbështetjen e vazhduar që BE po jep në kohën kur vendi ynë, ashtu sikurse e gjithë bota, po përballet me pandeminë Covid-19, ku deri më tash janë konfirmuar 145 raste.

Ai ka thënë se shoqëria e Kosovës urgjentisht ka nevojë për një përgjigje të menjëhershme nga të gjitha autoritetet e Kosovës dhe vetëm me një frymë bashkëpunimi dhe solidariteti mund të tejkalohen së bashku efektet e pandemisë me koronavirus.

“Shoqëria e Kosovës, si shumica e atyre në Evropë dhe në mbarë botën, po përballet me një krizë të pashembullt shëndetësore që urgjentisht ka nevojë për një përgjigje të menjëhershme nga të gjitha autoritetet e Kosovës, e bashkërenditur me reagimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të saj. Vetëm me një frymë bashkëpuni mi dhe solidariteti mund t’i kapërcejmë së bashku efektet e pandemisë COVID-19. E theksoj në veçanti rëndësinë e shtrirjes tek komunitetet më të ndjeshme dhe të izoluara të cilët janë veçanërisht të pa favorizuara sa i përket qasjes në shërbime thelbësore dhe furnizime me gjëra të nevojshme,” shkruan Vitia në “Facebook”.