Ministri i Integrimit Evropian: Deri në fund të vitit ka gjasa të hiqen vizat

03.03.2020

Sot për herë të parë ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka raportuar para anëtarëve në Komisionin për Integrime Evropiane. Reka ka thënë se deri në fund të vitit Republika e Kosovës do ta ketë liberalizimin e vizave. Ai tha se nuk do të jap data, por do të punojë në këtë drejtim dhe ka […]

Ministri i Integrimit Evropian: Deri në fund të vitit ka gjasa të hiqen vizat Foto: Ilustrim

Sot për herë të parë ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka raportuar para anëtarëve në Komisionin për Integrime Evropiane.

Reka ka thënë se deri në fund të vitit Republika e Kosovës do ta ketë liberalizimin e vizave.

Ai tha se nuk do të jap data, por do të punojë në këtë drejtim dhe ka shpresa optimiste.

“Procesi i integrimit evropian është një maratonë që nuk fillon e as përfundon, por mbetet si stafet nga një qeveri në tjetrën”

“Vetëm 50% e marrëveshjes për stabilizim asociim është zbatuar, më pak se 50% është zbatuar ERA1. Në hezitimin e shteteve anëtare për liberalizim të vizave na paraqitet një fakt jo shpresëdhënës. Prej 61 rasteve nuk është përfunduar asnjë, atëherë mos të habitemi pse po ngec liberalizimi i vizave”.

“400 mijë euro para të pashfrytëzuara nga IPA2. Nuk po fajësoj e as gjykoj askënd por po paraqes fakte. Do të përpiqemi të kalojmë këtë situatë. Nuk është proces i pozitës, por i të gjithëve”, raporton EkonomiaOnline.

“Prioritetet afatgjate, të mesme dhe afatshkurta. Liberalizimi i vizave, nuk do të premtoj data por angazhim i ministrisë që të bëhet kaq shpejt. Ka shpresa optimisten që të përmbyllim këtë proces deri në fund të vitit, kushtin vetëm është që të gjejmë epilogun gjyqësor”.